
Janë publikuar pamjet nga incidenti në Qendrën Spitalore Universitare “Nën Tereza”, i cili solli evakuimin e dhjetëra pacientëve nga ambientet e urgjencës në Sauk apo edhe pavionet e tjera pranë.
Sikurse shihet nga pamjet, mjekët përdorin forcën fizike për të mbartur pacientët përmes shkallëve me qëllim mos asfiksimin e tyre për shkak të tymit.
Zjarri ka rënë në një prej bodrumeve dhe ka shkaktuar shumë tym çka rrezikonte të shkaktonte asfiksi te pacientët.
Ngjarja ka nisur rreth orës 5.30 të mëngjesit në katin -1 ku ndodheshin disa bateri të cilat kanë shkaktuar shumë tym.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset e Tiranës, dhe pas ndërhyrjes zjarri është vënë nën kontroll.
Drejtoresha e QSUT, Albana Fico, dha një deklaratë për mediat pas zjarrit që përfshiu urgjencën e re. Ajo tha se zjarri i rënë në orët e para të mëngjesit në urgjencën e kësaj godine, u shkaktua nga një defekt teknik.
Fico nënvizoi se nuk ka asnjë të lënduar dhe se të gjithë pacientët janë zhvendosur në ambiente të tjera të QSUT dhe po vazhdohet normalisht me trajtimin e tyre.
Lini një Përgjigje