TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2024, 12:22

Babloku: Pensionet do jepen në bank; miliardat e kullave me thasë në krahë

Shkruar nga Pamfleti

Babloku: Pensionet do jepen në bank; miliardat e kullave me thasë

Artan Dulaku, me kapital financiar bankar të deklaruar 3.2 milionë Euro, ndërtoi resortin gjigand “Meliá San Pietro” në Lalz, me vlerë investimi 145 milionë Euro, por qeveria nuk i kërkoi deklarim bankar për këtë vlerë kur i dha lejen ndërtimit dhe as SPAK  nuk po e heton...

Në zbatim të një udhëzimi të FMN, Bankës Botërore, Akt-Marrëveshjes me organet e drejtësisë për ndalimin e parave CASH, Edi Rama urdhëroi që edhe pensionet të jepen me rrugë bankare.

Sipas Bablokut, centralizimi i pagesave të pensioneve nëpërmjet bankës, është një masë në kuadër të luftës për kontrollin monetar dhe shmangien e abuzimeve në skemën e sigurimeve.

Vendimi është i drejtë, por është paradoks dhe jo masë reale, për të evituar pagesat e qarkullimeve monetare në CASH; që kjo luftë po fillon me  pensionet e jo nga parandalimi i fluksit faktik, të miliardave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar në Shqipëri.

E kemi fjalën për ndërtuesit e pallateve, kullave, resorteve, fermave, hoteleve, qendrave tregtare e komplekseve rezidenciale, të cilët veprojnë me financime miliona Euro, që firmat e ndërtimit nuk i kalojnë në banka dhe nuk i deklarojnë.

Sipas raporteve, referuar investimeve nga kompanitë ndërtuese, rezulton se gjatë vitit 2022 janë përdorur 775 milionë Euro jashtë bankave, ndërsa në vitin 2023 shifra ishte afro 1 miliardë Euro.

Këto financime ilegale, janë konstatuar në kompanitë investuese për ndërtim HEC-esh, kulla, resorte, ferma bujqësore-blegtorale, hotele, qendra tregtare, fabrika e komplekse rezidenciale me vila banimi, të cilat ndërtojnë vepra të mëdha mbi financime jashtë bankave.

Sidomos nga individët e ashtuquajtur “Investitorë strategjikë”, të cilët  krijojnë fima “Sh.p.k” me 100 mijë lekë kapital të deklaruar, ndërsa brenda muajit marrin leje nga qeveria e fillojnë ndërtime resortesh, komplekse vilash e kullash me vlerë financimi deri mbi 100 milionë Euro.

P.sh., ish-ministrja Olta Xhaçka po ndërton resortin “Dreamades Luxury Suites” në Himarë me vlerë 85 milionë Euro, pa e kaluar këtë shumë nëpërmjet bankës dhe pa deklaruar burimin; ndërsa qeveria, kur i dha lejen “Investitor strategjik”, nuk i kërkoi burimin e financimit.

Artan Dulaku, me kapital financiar bankar të deklaruar 3.2 milionë Euro, ndërtoi resortin gjigand “Meliá San Pietro” në Lalz, me vlerë investimi 145 milionë Euro, por as qeveria nuk i kërkoi deklarim bankar për këtë vlerë kur i dha lejen ndërtimit, as agjencitë ligj-zbatuese nuk po e hetojnë.

Po kështu, trafikanti dhe porositësi i vrasjeve, i arrestuari Pëllumb Gjoka, u pajis me leje për resortin “Silver Sand” në Velipojë me vlerë 62 milionë Euro, kur kapital financiar bankar kishte 238 milionë lekë, por askush nuk i kërkoi dokument bankar për origjinën e vlerës së investimit.

Rast tipik i parave me thasë jashtë bankave, janë fabrikat e Gjergj Lucës; 4 komplekset e vilave “Lura” të Dod Doçit në Lalz; qendra “Toptani” në Tiranë e Bashkim Ulajt dhe 2 resortet e Lenc Gjikurisë në Himarë.

Tregues më i qartë, i investimit të miliardave jashtë rrugëve bankare, janë kulla te Sahati i Tiranës nga Dajlan Avdia ortak i Fidel Yllit; kulla “Ekspozita” me 100 kate e “Bolit” të kokainës Ervin Mata dhe burri i Albana Vokshit; kullat te liqeni etj. etj.

Gjatë një interviste, te “MCN-TV” i Endri Meksit i investuar me miliona jashtë bankës; Babloku deklaroi, se ai ka dhënë e do jap leje ndërtimi dhe nuk do t’ia di, se nga vijnë miliardat.

Sipas veprimeve, logjikës dhe vendimit të Edi Ramës, pensionet do kalojnë në rrugë bankare, ndërsa miliardat e kullave dhe resorteve, do qarkullojnë me thasë në krahë./Pamfleti

babloku pensionet në bankë miliardat e kullave me thasë

Lini një Përgjigje