TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2024, 09:01

Zjarri në urgjencën e re, reagon QSUT: Situata është nën kontroll

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në urgjencën e re, reagon QSUT: Situata është

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas zjarrit që përfshiu urgjencën e re, duke theksuar se situata është normalizuar.

Sipas deklaratës së QSUT janë marrë menjëherë masat për sigurinë e pacientëve dhe askush nuk u lëndua.

“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym.

Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen.

Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë anagazhimit të personelit mjekesor dhe atij zjarrefikës.

Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë”, deklaroi QSUT.

 

qsut zjarr në urgjencë

Lini një Përgjigje