TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2024, 10:22

Zjarri në urgjencën e QSUT-së, reagon drejtoresha: U shkaktua nga një defekt teknik, nuk u lëndua asnjë pacient

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri në urgjencën e QSUT-së, reagon drejtoresha: U shkaktua nga
Drejtoresha e QSUT, Albana Fico

Drejtoresha e QSUT, Albana Fico, ka dhënë një deklaratë për mediat pas zjarrit që përfshiu urgjencën e re. Ajo tha se zjarri i rënë në orët e para të mëngjesit në urgjencën e kësaj godine, u shkaktua nga një defekt teknik.

Fico nënvizoi se nuk ka asnjë të lënduar dhe se të gjithë pacientët janë zhvendosur në ambiente të tjera të QSUT dhe po vazhdohet normalisht me trajtimin e tyre.

“Nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe nuk ka pasur asnjë përkeqësimi, arsye e këtij defekti teknik. Ka në vijim akoma një sinjal teknik alarmi, çka tregon që kjo ndërtesë ka elementë shumë të larta sigurie, bën të mundur që pacientët tanë të jenë të sigurt në çdo hap kur janë nën mbikëqyrjen tonë në spital.

Ka qenë një defekt në një dhomë teknike që po vlerësohet dhe po monitorohet në vijimësi. I gjithë grupi teknik, së bashku me mirëmbajtjen e QSUT, kanë nën kontroll çdo lloj elementi. Është një dëm i kufizuar, vetëm një dhomë teknike. Kjo nuk ka prekur asgjë tjetër.

Spitali Qendror është spital që trajton rastet më të rënda. Shërbimet kanë marrë masat e tyre, përfshirë edhe reanimacionet. Ne kemi pacientë, të cilët, për siguri më të lartë, i kemi lëvizur brenda QSUT, nuk ka ndryshime të parametrave të tyre, janë në vijim të trajtimeve të tyre”, theksoi drejtoresha e QSUT, Albana Fico.

zjarri në qsut

Lini një Përgjigje