TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2024, 22:13

"Gjyqtarja ka shantazhuar", Karamuço tregon detaje: Të përfshirë edhe persona të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

"Gjyqtarja ka shantazhuar", Karamuço tregon detaje: Të

Gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi, e cila u mor nën hetim nga prokuroria e Tiranës, mbi dyshimet se letrën kërcënuese ndaj saj dhe familjes e kishte shkruar vetë, ka treguar ditën e sotme dinamikën e ngjarjes.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se nga kjo histori do preken edhe persona të tjerë, pasi gjyqtarja është shprehur vetë se sapo e ka nisur luftën.

“Ajo ka publikuar edhe statuse ku thotë që tani do më shikoni dhe ky është vetëm fillimi, ja jep në një mënyrë të koduar atyre që po hetojnë, mbase edhe personazheve të tjerë që do ju nxjerr gjëra që do ju vënë në siklet dhe është një formë shantazhi që tregon se kjo ngjarje nuk do ngelet me kaq. Sa më shumë të thellohet hetimi, aq më shumë do dalë nga kjo ngjarje dhe do preken edhe persona të tjerë”, tha Karamuço për "Euronews Albania".

Lini një Përgjigje