
Avokati Ledio Braho ka komentuar kërcënimin e pretenduar nga gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi dhe konflikti me prokurorin Adriano Dyrmishi.
Braho e cilësoi jonormale që një zyrë gjyqtari të kthehet në studio regjistrimi.
Sipas tij, njerëzit e drejtësisë duhet t’i nënshtrohen një analize psikologjike pasi janë njerëz që marrin vendime të rëndësishme për jetën e publikut.
“Ajo që më shqetëson është situata ku është drejtësia. S’e di a ka bërë gjyqe kjo gjyqtare nga data 15 e këtej kjo gjyqtare. Këta gjyqtarë duhet të kalojnë në sitën ne një analize psikologjike pasi janë njerëz që marrin vendime të rëndësishme për jetën e publikut”, tha Braho për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje