TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2024, 19:54

Disa vatra zjarri në vend, shpërthejnë flakët në Vlorë, Memaliaj dhe Fier

Shkruar nga Pamfleti

Disa vatra zjarri në vend, shpërthejnë flakët në

Disa raste zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në vend. në Pyllin e Sodës zjarrfiëksit po luftojnë me flakët. Ndërsa situatë alarmante është krijuar edhe në fshatin Hambar në Fier, pasi një vatër zjarri që ka përfshirë fillimisht shkurre ka dalë jashtë kontrollit e favorizuar nga era e fortë, duke rrezikuar edhe banesat.

Fillimisht për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse, por pas daljes jashtë kontrollit të flakëve, janë kërkuar përforcime.

Edhe në Memalij, është raportuar për vatër zjarri në fshatit Gllavë.

Në terren ndodhen forcat e zjarrfikësve dhe bashkisë Memaliaj, zjarrfikës Tepelenë dhe Gjirokastër. Paraprakisht mësohet se në Memaliaj ka patur tre vatra zjarri, konkretisht në Gllavë, Luftinjë dhe fshat Memaliaj. Vatra e parë ka rënë para një ore, ndërsa situata po shkon drejt normalizimit.

Zjarri besohet se është vendosur për të shtyrë drejt kurthit të gjahtarëve një tufë derrash të egër për të cilët ndalohet gjuetia.

Lini një Përgjigje