TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2024, 15:39

Pas largimit të drejtorit, PS tenton ristrukturimin e Gardës; ligj i ri në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Pas largimit të drejtorit, PS tenton ristrukturimin e Gardës; ligj i

Pas largimit të Komandantit të Përgjithshëm Gramos Sako nga Garda e Republikës, institucioni ka hapur garën për zgjerimin e saj edhe me 70 punonjës të tjerë, duke e çuar totalin e organikës në 1505 efektivë.

Kjo ka detyruar shumicën socialiste të përfshihet në amendimin e ligjit për Gardën e Republikës. Ndryshimet e propozuara mbajnë firmën e kryetarit të Komisionit parlamentar të sigurisë, Nasip Naço.

Ai thotë se është e nevojshme të përcaktohen kushtet dhe kriteret për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Gardës së Republikës, me qëllim shndërrimin e këtij procesi në një proces konkurrues e meritokratik.

“Drejtuesi i Gardës së Republikës, duhet t’i jetë nënshtruar një procesi konkurrues, ndërmjet kandidatëve më të mirë që plotësojnë këto kritere, siç janë parashikuar në projektligj. Vetëm nëpërmjet kësaj mënyre, sigurojmë një drejtues që ka vizionin dhe aftësitë për t’ju përgjigjur nevojave të sigurisë që Garda e Republikës”, shprehet Naço.

Megjithëse ky propozim synon një proces të ri e konkurrues për zgjedhjen e kreut të Gardës, nga ligji aktual për zgjedhjen e kreut të Gardës, hiqet një prej kritereve kryesore “të qenurit punonjës i Gardës që mban gradën “Drejtues i parë” ose “Drejtues i lartë” por shtohet një tjetër.

Personat që do të përfshihen në garë për postin e kreut të ri të Gardës duhet të kenë përvojë pune jo më pak se 10 (dhjetë) vite në fushën e rendit ose sigurisë.

Nasip Naço gjithashtu propozon ndryshime për kohëzgjatjen e ruajtjes së personaliteteve të tjera dhe banesave të tyre, pas përfundimit të mandatit. Aktualisht Garda ka nën ruajtje vetëm dy ish-zyrtarë. Ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ndërsa nën ruajtje sot ka mbi 100 zyrtarë të lartë për të cilët me këtë ndryshim ligjor propozohet të mos ketë mbrojtje automatikisht pas lënies së detyrës, por të ketë mbrojtje vetëm në ato raste kur i rrezikohet jeta ose shëndeti, i tyre ose i familjes së tyre, për shkak të detyrës së mëparshme që kanë kryer.

Lini një Përgjigje