TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2024, 12:15

Rikthehen reshjet në vend, nga mbrëmja dhe të dielën shi në gjithë territorin

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen reshjet në vend, nga mbrëmja dhe të dielën shi

Nëse keni bërë plane për fundjavën, duke nisur nga mbrëmja e sotme dhe nesër, vendi do të përfshihet nga reshjet e shiu.

Sinoptikani Hakil Osmani tha se gjatë fundjavës shqetësuese do të jetë dhe shpejtësia e erës.

“Sot parashikohet, pasdite dhe në mbrëmje, do të ketë reshje shiu. Nata do të përfshijë territorin shqiptar. Edhe e diela do të jetë e pranishme në gjithë vendin, në disa zona me rrebeshe. Gjatë kësaj fundjave do të kemi probleme me parametrin e erës. Temperaturat e ajrit gjatë kësaj jave do të jenë të larta. 23 gradë do të jenë temperaturat”, tha Osmani.

hakil osmani reshje shiu parashikimi i motit

Lini një Përgjigje