
Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, thotë se teknologjia ka rol kryesor në një situatë lufte, por duhet të jenë trupat ushtarake që ta vënë në përdorim.
Duke folur për vizitën e pritshme të Blinken në Tiranë, deputeti tha se kjo vizitë tregon vlerësimin e SHBA-vë për vendin tonë.
Qefalia thotë se efektivët duhen trajnuar, duke patur në fokus forcat e armatosura.
“Ne kemi eksperiencën e luftës që ndodhi mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Atje kemi parë që teknologjia ka rol primar, por nëse njerëzit nuk dinë ta përdorin, ose i shmangin, nuk ka efektivë, s’ka qenie të gjalla njerëzore që t’i përdorin. Kemi parë që ato satelitët që u përdorën dolën jashtë funksionit.
Janë njerëzit që duhen trajtuar dhe për këtë qeveria shqiptare ka marrë masa qoftë për rritjen e rrogave të administratës, por fokusi te forcat e armatosura. Kjo bën një far sensibiliteti edhe te njerëzit që aspirojnë për të qenë pjesë e forcave të armatosura. Ka rritje të kërkesave, por nuk është se ka pasur rritje edhe shumë të madhe. Duke u trajtuar edhe me pagë, edhe me uniformë, edhe me trajtim të veçantë, interesi do të jetë shumë më i madh.
Blinken është një vizitë për rëndësinë që i kushtojnë SHBA-të Shqipërisë. Vjen për çështje të sigurisë kombëtare, por duke zgjedhur Shqipërinë është një vlerësim që i bëhet vendit tonë”, ka thënë Qefalia në Euronews.
Lini një Përgjigje