TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2024, 10:39

Tarifa e statusit për hotele “4 e 5 Yje” do jetë 2000-3000 Euro; ja si do maskohen trafikantët e qeveritarët

Shkruar nga Pamfleti
Tarifa e statusit për hotele “4 e 5 Yje” do jetë 2000-3000
Nga inagurimi i Hotelit të Dulakut /

Me urdhër të Bablokut, lejet do jepen nga xhambazja Mirela Kumbaro...

Më 7 shkurt 2024, qeveria ka vendosur kushte të reja, për ata që do kërkojnë leje, për të ndërtuar objekte në zonat e përcaktuara për zhvillim turistik, dhe duan të marrin statusin special me “ Hotel me 4 e 5 Yje”.

Sipas vendimit të qeverisë, ata që duan të marrin statusin “4 Yje”, duhet të paguajnë 2000 Euro, ndërsa ata që duan të marrin statusin special “5 Yje”, duhet të paguajnë 3000 Euro që do paguhen në arkën e shtetit.

Këto tarifa do paguhen si aplikim te Ministria e Turizëm-Mjedisit, që është ministria e cila do miratojë lejet, nëpërmjet një komisioni me 7 anëtarë të emëruar nga ministrja Mirela Kumbaro, por sipas vendimit të Bablokut, miratimin fundor do ta jap vetë ministrja.

Për të marrë lejen e ndërtimit të hotelit me  “4 Yje” e “5 Yje”, investitorët duhet të kenë gjendje 8 milionë Euro; që siç dihet, për oligarkët, trafikantët e qeveritarët janë sa fitimi në 1 koncesioni, sa 1 ngarkesë kokainë e sa ryshfetet që marrin në PPP.

Por nuk do t’u kërkohet të deklarojnë, se ku do t’i gjejnë miliardat e tjera për t’i ndërtuar; siç nuk i është kërkuar deklarim Olta Xhaçkës, Ilir Beqajt, Anila Denajt, Artan Dulakut, si edhe klientëve të qeverisë Gjergj Luca, Pëllumb Gjoka, Abedin Oruçi, Roland Ziu, Lul Morina etj.

Për t’i “hedhur hi syve” SHBA-BE-s, sikur gjoja qeveria ka filluar të luftojë dhe ndalojë pastrimin e parave; Babloku i ka vendosur si kusht fiktiv këtë përcaktim:

Nuk do marrin leje për status special hotelesh me  “4 Yje” e “5 Yje”, të gjithë ata persona të dënuar me vendime të formës së prerë për  korrupsion, pastrim parash, financim të terrorizmit; për prodhim, shitje e trafikim droge, falsifikime etj.

Por këta, Babloku i ka favorizuar në kriterin tjetër, ku thotë, se ata që kanë burime financiare, mund të marrin leje duke aplikuar nëpërmjet personave të tjerë shqiptarë ose të huaj, të cilëve nuk do t’u kërkohet deklarim për burimet financiare të investimeve.

Ky vendim, është mashtrim i radhës, që Babloku po i bën SHBA-ve dhe BE-s; sepse gjatë 10 viteve, trafikantëve, oligarkëve e qeveritarëve hajdutë, u ka dhënë qindra leje për pallate, komplekse vilash, resorte si investitorë strategjik, kulla e fshatra turistikë.

Ndërsa tani, po hiqet sikur nuk do t’u jap më leje, kur prej 3 vitesh,  SHBA i ka vënë detyrë të zbatojë ligjin Anti-mafie dhe Urdhrin Ekzekutiv Nr. 14033, datë 7 qershor 2021 të Presidentit Joe Biden, për sekuestrimin e llogarive bankare dhe pasurive të paluajtshme të oligarkëve, trafikantëve e politikanëve./Pamfleti

hotele 5 yje tarifat e statusit 2000-3000 euro

Lini një Përgjigje