TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2024, 09:10

Aplikacioni SKY&ECC, avokati: Jo kushdo që e ka përdorur është fajtor

Shkruar nga Pamfleti

Aplikacioni SKY&ECC, avokati: Jo kushdo që e ka përdorur

Avokati Eugen Beçi thotë se të qenit pjesë e aplikacionit SKY&ECC nuk të bën fajtor.

Sipas avokatit, punonjësit e policisë që kanë përdorur aplikacionin nuk duhet të shkarkohen pasi jo domosdoshmërisht kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

Beçi thotë se nuk ka asnjë bazë ligjore për urdhrin se kush ka përdorur aplikacionin SKY&ECC duhet të shkarkohet nga detyra.

“Personat që kanë përdorur një aplikacion të tillë SKY&ECC dhe nga transkriptete që ato kanë ardhur, rezultojnë në implikuar në veprimtari kriminale, sigurisht që nuk ka nevojë për urdhër të ministrit të Brendshëm që të lirohen nga detyra apo të përjashtohen nga Policia e Shtetit. Këta persona sigurisht që do ndiqen penalisht nga prokuroria e Posaçme në rastin konkret. Përsa i përket personave të cilët nga transkriptet që mund të kenë ardhur, që janë përdorues, por janë punonjës policie, nuk është inkriminim apo penalizmi, fakti që ata kanë patur një aplikacion i cili më vonë zbulohet se është përdorur nga kriminelët. Pra janë momente të ndara, kemi çështjen penale në rast se do ndiqet nga indicie dhe prova të dala nga këto transkripte. Kemi dhe momentin tjetër efektin propagandistik që mund të bëjë ministri i Brendshëm në kundërshtim dhe mos mbështetje të asnjë bazë ligjore për të nxjerrë një urdhër të tillë. Në rast se ky urdhër megjithëse është i pabazuar në ligj, do të shërbente dhe do të kishte efekte, duhet ta kuptojmë që në Republikën e Shqipërisë nuk ishte një polic përdorues i SKY&ECC, vetëm me dy faza të “Metamorfozës”, rezultoi se ishin disa punonjës të policisë që përdornin këtë aplikacion. Në rast se këta persona kanë kryer veprimtari kriminale duke marrë dhe përdorur këtë aplikacion, sigurisht që do përgjigjen penalisht, por në rast se personat nuk kanë kryer veprimtari penale dhe ende nga Prokuroria e Posaçme nuk janë vënë nën hetim, mbetet vetëm një fuqi e cila do të duhet të jetë në pikëpamje etike dhe jo në pikëpamje përjashtimore për oficerët apo punonjësit e policisë”, ka thënë Beçi në Top Channel.

sky&ecc policia

Lini një Përgjigje