
Ndryshimet në Kodin Penal do të sjellin edhe një dënim të ri që do të përdoret në rastet e kundravajtjeve të lehta.
“Qortimi gjyqësor” është risia që vjen si dënim alternativ.
Gazetarja Anila Hoxha ka sqaruar se qortimi gjyqësor do të jepet nga gjykata penale dhe është një alternativë që sjell njëherësh edhe minimizimin e shpenzimeve të shtetit.
“Si figurë e re është shumë risi sa i takon dënimeve alternative. Dënimet alternative përfshijnë disa dënime, mes tyre dhe dënimin me kusht, pra ku shmanget vuajtja e vendimit gjyqësor në qeli. Midis tyre është futur dhe qortimi gjyqësor që është figurë e re dhe risi në rast se do aprovohet nga të gjitha aktorët. Vlen të theksohet që të gjithë aktorët e drejtësisë ku përfshihet shkolla e magjistraturës, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ministria e Drejtësisë, ministria e Brendshme , Policia e Shtetit, secila prej tyre që janë pjesë e grupit të punës japin referimet e tyre për të sjellë një kod penal të ri, më i fundit ai që është miratuar, është në kuadër të reformës në drejtësi në vitin 2017 ndërkohë që është vënë re që për shkak të shumë fenomeneve në shoqërinë shqiptare, duke nisur për shembull tek nevoja për të mos shpallur vetëm dënimin e burgosjes së një autori të një krimi, është propozuar si një qasje e re edhe qortimi gjyqësor. Ky qortim gjyqësor që jepet nga gjykata penale për vepra të lehta, në radhë të parë duhet pranuar nga vetë ai që ka kryer krimin apo kundravajtjen penale në maksimumin që parashikon kodi penal, veprën penale me maksimumin 1 vit burgim. Kjo do të sillte jo vetëm ekonomi gjyqësore, por do të sillte një minimizim të shpenzimeve të shtetit shqiptar sa i përket mbajtjes së atyre personave të cilët janë shpallur apo presin të dënohen apo të marrin pafajësi nga gjykata, do të jepte dhe një ulje të faturës financiare që shqiptarët paguajnë.
Nëse ke bërë një gabim i kundravajtjes penale nuk mund të qortohesh gjyqësisht dhe të vendoset shpallja nëse ke bërë një vrasje, nëse ke bërë një grabitje me dhunë, nëse ke bërë një krim të rëndë. Këtu jemi në rrethana të tjera, por nëse ke drejtuar në gjendje të dehur automjetin, nëse ke bërë vepra të tjera që konsiderohen si kundravajtje penale dhe nëse je dakord të qortohesh atëherë ky është hapi i parë. Më pas gjykata vendos të dënohesh me qortim”, ka thënë gazetarja Anila Hoxha në Top Channel.
Lini një Përgjigje