
Llangozi shkruan se një gjyqtare e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka hedhur vjehrrën nga ballkoni i pallatit në katin e 5-të, ku për pasojë kjo e fundit ka gjetur vdekjen.
Avokati i njohur, Arben Llangozi ka zbuluar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Tiranë.
Llangozi shkruan se një gjyqtare e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka hedhur vjehrrën nga ballkoni i pallatit në katin e 5-të, ku për pasojë kjo e fundit ka gjetur vdekjen.
Sipas avokatit ngjarja është mbuluar dhe gjyqtarja i ka shpëtuar arrestimit deri më tani.
Nuk dihet nëse policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
“E tmerrshme! Mora vesh se një gjyqtare e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka hedhur vjehrrën nga ballkoni i pallatit në katin e 5-të.
Në ekzekutim kjo gjyqtare ka përdorur batanijen me të cilën vjehrra ishte mbuluar, për të mos lënë shenja gishtash.
Atë ditë mungonte shërbëtorja dhe ishte vetëm në shtëpi gjyqtarja bashkë me vjehrrën e cila përfundoi jashtë nga ballkoni në trotuar.
Përse policia nuk e ka arrestuar? A ka filluar hetim ? Dhe nëse nuk ka hetim përse nuk ka filluar? A do të filloj hetim për këtë gjyqtare ? A do të arrestohet për vrasje me dashje kjo gjyqtare?”-, shkruan Llangozi në Facebook.
Lini një Përgjigje