
Fermerë dhe blegtorë po protestojnë përballë drejtorisë së Bujqësisë në Devoll.
Në shenjë proteste ata kanë marrë edhe traktorët, të cilët i kanë rreshtuar përballë drejtorisë.
Ata protestojnë pasi nuk po arrijnë të shesin grurin si dhe kundër uljes së çmimit të qumështit nga grumbulluesit. Sipas tyre, dy janë arsyet e mosshitjes së grurit dhe çmimit të ulët të qumështit, pasi në të dy rastet vijnë sasi të mëdha nga importi.
Ata kanë parashtruar një sërë kërkesash për ministrinë e Bujqësisë.
1-Barazim të TVSH për produktet bujqësore;
2-Rimbursim për çdo litër qumësht;
3-Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;
4-Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;
5-Subvencionim për farat dhe fidanët;
6-Subvencionim për produktet organike
Protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave në rast se Ministria e Bujqësisë dhe qeveria nuk mbrojnë interesat e fermerëve vendas, madje shkojnë e me tej kur thonë se protestën e tyre do e zhvendosin në kryeqytet.
Muajt e fundit kanë qenë blegtorët nga rrethet e Jugut, ata të cilët kanë protestuar më së shumti, duke kërkuar heqjen e monopolit të fabrikave përpunuese së bashku me kërkesa të tjera.
Ndërsa protesta fermerësh janë parë nga gjithë vendet e BE-së kundër Politikës së Përbashkët Bujqësore.
Lini një Përgjigje