
Saimir Sula ndërroi jetë në Spanjë dhe trupi i tij u kthye në atdhe pa zemër.
Motra e tij, Majlinda Sula, tashmë hedh akuza mbi vonesën e kryerjes së AND-së, që sipas saj është e qëllimshme dhe fsheh të vërtetën e ngjarjes.
Motra e Saimirit tregon se në Shqipëri një analizë e tilë nuk kryhet dot ndaj dhe po kërkohet të dërgohet në një laborator jashtë vendit.
“Ministria e Drejtësisë nuk ka ndërmarrë hapa. Ne nuk kemi asnjë informacion në lidhje me shkresat që ka prezantuar avokati jonë në Shqipëri. Dhe akoma presim. Muajt kalojnë, vitet kalojnë dhe ne pretendojmë të bëhet ADN-ja e asaj zemre që pretendohet se është sjellë nga Spanja në IML në Shqipëri.
Zemra mbahet aty, 4 vjet, 3 vite u mbajt në Spanjë, një vit po mbahet në Shqipëri dhe nuk bëhet ADN. Në shkresat tona ne i kemi kërkuar prokurores së rastit, duke qenë se Shqipëria nuk ka mundësi të bëjë ADN, duke mos patur kushtet në institucionet tona, ne kemi të drejtën që ta çojmë zemrën jashtë vendit”, thotë Majlinda Sula në reagimin që ka bërë për gazetaren Klodiana Lala.
Ajo më tej thotë se heshtja zgjat prej 4 vitesh dhe se në këto vite familjarët kanë kërkuar në çdo institucion që të kryhen analizat.
Majlinda Sula akuzon se po fshihet e vërteta e vrasjes së vëllait të saj që mund të zbulohet nga analizat.
“Mundësitë janë dy, Saimiri është vrarë nga trauma nga 8 rojet e spitalit. Zemra lë shenjë, është organi kryesor që lë shenja. Një mjek ligjor gjatë autopsisë, mund të lexojë zemrën dhe mund të shohë traumën ose infarktin. Duke e fshehur këtë zemër për 4 vite, ajo zemër humb, humb prova. Ajo zemër nuk flet më. Humb prova. Nëse ADN del pozitive, ata fitojnë kohë për të mbuluar provën e vrasjen. Nëse del negative nuk kërkojmë asgjë nga Shqipëria le ta investigojë Spanja.
Kemi kërkuar kushtet sesi është transportuar zemra nga institucioni spanjoll drejt Shqipërisë, pasi zemra mund të dekompozohet nëse nuk zbatohen protokollet. Kërkojmë procesverbalin”, ka thënë Majlinda Sula.
Lini një Përgjigje