TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2024, 12:14

Besi dhe Xhensila blejnë shtëpi 1 milion euro te Kopshti Zoologjik, pasuri marramendëse nga Sauku në Kashar; mister aktiviteti i 9 kompanive

Shkruar nga Pamfleti

Besi dhe Xhensila blejnë shtëpi 1 milion euro te Kopshti Zoologjik,

Me të ardhura modeste si artistë, por me një pasuri prej oligarkësh me vlerë miliona euro.

Bëhet fjalë për një nga çiftet më të famshme të showbizit shqiptar Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, dyshe e cila befas ka nisur të investojë në pasuri të paluajtshme 2-3 vitet e fundit, duke ngritur dyshime të forta për burimin e parave.

Teksa portalet ziejnë këto ditë për një ndarje të mundshme, temë e cila intrigon gjithnjë publikun, Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, muajt e fundit, kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.

Bëhet fjalë për katin e fundit të një pallati të ri, i përshtatur si shtëpi banimi. Vetëm arredimi i brendshëm ka kushtuar mbi 400 mijë euro, ndonëse në letra ka gjasa të jetë deklaruar shumë herë më pak.

Në Mëzez, Kashar, Bes Kallaku është pronar i një pasurie me vlerë mbi 2 milionë euro, ku përfshihen Kompleksi Sportiv Noku, si dhe restorant, piceri, kënd lojërash etj., me emrin Burger Ija. Ky investim është bërë disa muaj më parë.

Besi dhe Xhensila blejnë shtëpi 1 milion euro te Kopshti Zoologjik,

Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dërmo estetike te Liqeni i Thatë. Bëhet fjalë për klinikën Silabel, një investim me vlerë mbi 2 milionë euro.

Besi dhe Xhensila blejnë shtëpi 1 milion euro te Kopshti Zoologjik,

Nuk dihet burimi i parave për këtë investim. Xhensila Myrtezaj është pronare e dy kompanive pothuajse fantazmë, pa aktivitet të dokumentuar dhe bilance, si këngëtare, këshillime për reklama dhe shitje produkte estetike, me adresë te Liqeni i Thatë.

Ndërkaq, Besart Kallaku është bashkëpronar i një restoranti peshku në Tiranë, Loku & Arditi Fisherman, hapur në vitin 2017, një investim ky gjithashtu me burim të dyshimtë parash. Aktori i humorit posedon edhe disa makina luksoze dhe apartamente, që të gjitha me burim të dyshimtë parash.

Ka disa elementë që ngrenë dyshime të forta për pastrim parash nga Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku.

Së pari, çifti i showbizit nuk ka trashëguar pasuri, pasi vijnë nga dy familje jo të pasura, si shumica e shqiptarëve.

Së dyti, çifti i showbizit nuk ka një historik biznesi. Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku dy bizneset kryesore, Silabel dhe Buger Ija, muaj e fundit.

Së treti, të ardhurat e ligjshme e çifti i showbizit vijnë nga paga e Besart Kallakut si aktor dhe Xhensila Myrtezaj si këngëtare.

Së katërti, dy vitet e fundit, kanë investuar disa milionë euro në pasuri të palujtshme, duke deklaruar blerjet dhe investimet në kontrata me kosto shumë të ulët në raport me vlerën reale të pronës. / PRAPASKENA

Besi dhe Xhensila blejnë shtëpi 1 milion euro te Kopshti Zoologjik,

Besi dhe Xhensila blejnë shtëpi 1 milion euro te Kopshti Zoologjik,

Besi dhe Xhensila blejnë shtëpi 1 milion euro te Kopshti Zoologjik,

Besi dhe Xhensila blejnë shtëpi 1 milion euro te Kopshti Zoologjik,

Besi dhe Xhensila blejnë shtëpi 1 milion euro te Kopshti Zoologjik,

bes kallaku xhensila myrtezaj

Lini një Përgjigje