TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2024, 13:17

10 mijë euro për vizë amerikane, lihen në burg 4 të akuzuarit; Renato Nasto: Nuk kam shkelur ligjin!

Shkruar nga Pamfleti
10 mijë euro për vizë amerikane, lihen në burg 4
Renato Nasto

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Renato Naston, Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin e Xhemal Seserin. Ndërsa është caktua masa arrest në shtëpi për Klea Priftin.

Renato Nasto, 1 nga 5 të arrestuarit dy ditë më parë për mashtrim me vizat amerikane, deklaroi para Gjykatës së Tiranës se nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ndihmuar qytetarët me aplikimet për vizat amerikane duke u marrë pagesën në përfundim të procedurave.

Nuk kam kryer asnjë shkelje të ligjit, kam ndihmuar qytetarët që të bënin aplikimin për vizë, ata të cilët nuk kishin mundësi t’i bënin vetë, me vlerë 100-150 Euro. Nuk janë të vërteta pretendimet e Prokurorisë. Aktualisht punoj edhe si taksist për të rritur të ardhurat e mia”, ka thënë ai para trupës gjykuese.

Mësohet  se të arrestuarit e tjerë kanë kërkuar ndjesë. Në seancë, organi i akuzës ka pretenduar se me metoda speciale, përmes stimulimit, 30-vjeçari Nasto për vizën kërkonte 10 mijë Euro. Në rast se ata nuk i kishin paratë, lidhte një kontatë me ta që pagesën ta bënin më vonë, duke pretenduar që ia kishin borxh.

Gjykata e Tiranës la në fuqi masat e sigurisë të dhëna në mungesë; “arrest në burg” për Renato Naston, Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin dhe Xhemal Seserin, ndërsa për Klea Priftin “arrest në shtëpi”.

Mbi 6 anëtarët e këtij grupi, njëri prej të cilëve është në kërkim, rëndon 3 akuza për “Mashtrim”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Skema

Renato Nasto nëpërmjet rrjetit social “Instagram” reklamonte aktivitetin e tij të paligjshëm, me emrin “viza_amerikane_insider”.

Në faqen në instagram, Nasto shkruante edhe mesazhet ku shprehej: “viza Amerikane me garanci 100%. Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’iu aprovohet.”

Kjo ishte metoda si ai gjente klientët dhe më pas bënte procedurat për aplikimin e vizave.

Disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane.

Sipas policisë Renato Nasto, paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kulifikoheshin (mernin vizën) Renato Nasto merrte shumën prej 10.000 Eurosh.

Lini një Përgjigje