
Pylli i Sodës është përfshirë nga një zjarr masiv pasditen e sotme. Zjarri ka prekur një sipërfaqe me pisha teksa po përhapet me shpejtësi i favorizuar edhe nga era e fortë bregdetare.
Raportohet se po digjet një sipërfaqe e madhe me pisha teksa 5 automjete zjarrëfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes duke luftuar me flakët.
Zjarri dyshohet se është vendosur qëllimisht nga persona të zonës.
Policia është duke survejuar perimetrin e sigurisë dhe bën me dije se momentalisht nuk rrezikohen biznese apo banesa.
Lini një Përgjigje