TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2024, 21:00

“Më ke shpëtuar jetën”, gjyqtarja Këlliçi tregon arsyen pse prokurori i kërkoi falje pas kërcënimit

Shkruar nga Pamfleti

“Më ke shpëtuar jetën”, gjyqtarja Këlliçi

Gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi ka treguar detaje si u kërcënua nga prokurori i Tiranës Adriano Dyrmishi.

Ajo tha se pasi kancelari i gjykatës e kishte vënë në dijeni për kërcënimin me telefon të prokurorit në drejtim të saj, i ka kërkuar ti shikojë në zyrë për tu sqaruar., ndërsa Këlliçi ka regjistruar bisedën.

E pyetur lidhur me frazën që dëgjohet të thotë prokurori Dyrmishi se ajo i ka shpëtuar jetën ndaj ai nuk kishte si ta kërcënonte, gjyqtarja ka mohuar t’i ketë bërë ndonjë nder këtij prokurori.

“Nuk i kam shpëtuar asnjë jetë prokurorit ndryshe nuk do më kishte kërcënuar. Nuk e kam idenë për çfarë po flet, ndoshta e ka nga ankthi apo gjendja që po kalon. Ndoshta ka pasur një lloj frike  për punën  e tij si magjistrat se mund të ketë qenë në hetim. Sa i përket përfshirjes së gjyqtarit Arben Micko, ende nuk  e kuptoj rolin e  tij, e kam pasur mik, edhe nga mesazhet e pranon që ka pasur një kërcënim dhe e justifikon. Gjetja e rolit të tij i takon Prokurorisë”, tha Këlliçi për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje