TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2024, 20:35

U kërcënua apo jo? Flet për herë të parë gjyqtarja Arnisa Këlliçi

Shkruar nga Pamfleti

U kërcënua apo jo? Flet për herë të parë gjyqtarja

Gjyqtarja Arnisa Këlliçi ka treguar kronologjinë e kërcënimeve të cilat ajo pretendon se kanë ardhur ndaj saj nga prokurori i Tiranës Adriano Dyrmishi.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ajo u shpreh se kancelari i gjykatës e ka vënë në dijeni se prokurori Dyrmishi, në datë 15 janar e kishte telefonuar disa herë duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese ndaj saj dhe kancelarit me shprehje të tipit “do t’ju vras, nuk do ta shihni dritën e diellit”.

“Jam kërcënuar përmes kancelarit të gjykatës, kanë qenë shprehje si do ju vras, nuk do e shihni dritën e diellit. Këto telefonata janë regjistruar nga kancelari. Më ka treguar 5-6 telefonata më ka thënë janë diçka serioze dhe duhet të bëjmë kallëzim. Mua më dukej e pakuptueshme që një prokuror të shkonte në këtë pikë, i kam kërkuar që të vinte të sqarohej. Data kur kam hapur letrën është pas kërcënimit. Por më rezulton se është futur në datë 16 janar, datë kur prokurori në fjalë ka ardhur në zyrën time për të kërkuar falje”, tha Këlliçi.

Lini një Përgjigje