TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2024, 21:55

Gjyqtarja publikoi mesazhet kërcënuese, Karamuço: Screenshot-e të rreme, ekspertiza zbuloi se letrën e shkroi vetë Arnisa

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqtarja publikoi mesazhet kërcënuese, Karamuço: Screenshot-e

Gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi, e cila u mor nën hetim nga prokuroria e Tiranës, mbi dyshimet se letrën kërcënuese ndaj saj dhe familjes e kishte shkruar vetë, ka treguar ditën e sotme dinamikën e ngjarjes.

Këlliçi publikoi edhe disa mesazhe që implikojnë ish-prokurorin Adrian Dyrmishi, si personin që ka kryer kërcënimin.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se screenshot-et e mesazhe që gjyqtarja ka nxjerrë dhe më herët në disa media mund të jenë të manipuluara.

Ai u shpreh se personat që ajo përmend, 1 ish-gjytar dhe 1 gjyqtar, kanë mohuar të kenë shkëmbyer ato mesazhe.

Karamuço zbuloi dhe detaje nga ekspertiza e shkrimit që vërtetoi sipas 3 ekspertëve grafik që shkrimi në letrën kërcënuese ishte shkruar nga vetë gjyqtarja.

Sipas tij, disa nga shkronjat, si a-ja dhe m-ja janë identike me shkrimin e gjyqtares.

“Unë vë në dyshim disa prej “screenshot-eve”, se nuk implikohet vetëm ky prokurori, por dhe 1 ish-gjyqtar dhe gjyqtar që kur kanë parë këto screenshot-e, se janë publikuar diku në media dhe të nesërmen kur është bërë verifikimi i screenshot-eve me çfarë servirnin këta persona është parë që nuk janë të duhurat, janë të manipuluara. Dhe i kanë hequr më menjëherë nga portal dhe është kërkuar falje dhe kjo është çështje që duhet hetuar. Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës ka bërë veprimet e para, në mënyrë profesionale, nga ku ka rezultuar me dy ekspertë të policisë shkencore dhe me një ekspert të pavarur se letra që zonja deklaron se është paraqitur në zyrën e saj nga bandit është shkruar prej saj. Për shkak të disa shkronjave, akti i ekspertimit grafik është 100% i njëjtë. Janë disa shkronja si a-ja dhe m-ja që janë njësoj. Pse bëhet e gjithë kjo, cili është shkaku i gjithë kësaj, çfarë po na fshihet ne, të gjitha këto duhet të marrin përgjigje”, tha Karamuço për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje