TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2024, 22:18

“Zarfi kishte 3 palosje, letra asnjë”, ish-prokurori: Ja detaji që zbuloi mashtrimin e gjyqtares

Shkruar nga Pamfleti

“Zarfi kishte 3 palosje, letra asnjë”, ish-prokurori: Ja detaji

Ish-prokurori Eugen Beci tregoi se historia e pretendimit për kërcënim nga gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi është një skenar i trilluar nga vetë ajo.

Sipas Becit, ekspertiza e bërë nga tre ekspertë ka treguar katërcipërisht se shkrimi në letrën kërcënuese është i gjyqtares. Ai tregoi edhe një detaj, që siç tha e nxjerr zbuluar këtë skenar.

Të them një detaj; mënyra si është gjetur letra ka diçka shumë interesante, letra thuhet që është “gjetur brenda në zarf nga magjistarja, zarfi ka pasur tre përthyerje, palosje, letra nuk ka asnjë përthyerje. Në rast se ka ndonjë prestigjiator që  e fut një letër të papërthyer në një zarf të përthyer 3 herë të na e thotë magjistratja. Ky ka qenë dyshimi i parë që ka vajtur te ekspertimi”, tha ai në emisionin ‘Review’ në ‘Euronews Albania’.

 

Lini një Përgjigje