TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2024, 14:39

Vizita e Antony Blinken në Tiranë, analisti: Rama do duhet të ndryshojë diskurs

Shkruar nga Pamfleti
Vizita e Antony Blinken në Tiranë, analisti: Rama do duhet të
Antony Blinken dhe Edi Rama

Gazetari dhe analisti Genc Burimi thotë  se Serbia po përgatitet për luftë, por SHBA nuk ka për ta lejuar këtë gjë që të ndodhë.

Sipas tij SHBA i druhet faktit se ky është një plan i Rusisë për të krijuar destabilitet në Ballkan, ndaj këtë gjë nuk ka për ta lejuar kurrsesi.

“SHBA-të nuk do lejojnë të preket pavarësia e Kosovës, se tashmë kjo po luhet. Këtë po thotë Serbia me fjalë dhe me vepra. Ne kemi një mbiarmatim të jashtëzakonshëm të Serbisë, me avionë dhe me tanke. Së fundmi me mobilizimin e të rinjve serbë. Ku po shkon Serbia? Amerikanët po shqetësohen në mos rusët po përgatisin një vatër të re luftë siç u bë në lidjen e mesme, këtë herë në Ballkan.

Mos harroni që në këtë lojë diplomatike perëndimore që është një lojë pro Vuçiç. Me shpresë që Vuçiç të vinte në kampin perëndimor. Madje Serbisë ju bë një ofert para ca kohësh që të futej në NATO. Rama do duhet të ndryshojë diskurs, këtë do e diskutojë në takimin kokë më kokë me Blinkenin”,-tha Burimi tha në një intervistë për Euronews Albania.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi 3 ditë më parë se Blinken do të vizitojë Shqipërinë në datën 14 shkurt për të riafirmuar fuqinë e marrëdhënieve me SHBA-të, duke e konsideruar vendin tonë një partner kyç për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pas Shqipërisë, Blinken do të zhvillojë një vizitë zyrtare edhe në Gjermani.

Vizita e Antony Blinken në Tiranë pritet të jetë historike edhe për faktin se ai është kreu i diplomacisë amerikane që me firmë të tij në maj 2021 shpalli ish Kryeministrin Sali Berisha 'non grata' për korrupsion dhe minim të demokracisë shqiptare.

vizita e antony blinken tiranë

Lini një Përgjigje