TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Gusht 2024, 22:30

Zjarri në Mallakastër përmasa të frikshme, Çako urdhëron evakuimin e banorëve

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Mallakastër përmasa të frikshme, Çako

Një zjarr masiv ka shkrumbuar mbi 20 hektarë pyll me pisha në Mallakastër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Zjarri ka përfshirë gjithashtu mbi 1 mijë rrënjë ullinj, dy banesa të pabanuara dhe një banesë të banuar, si dhe dy stalla bagëtish. Për shkak të situatës së rënduar, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të mbrojtjes civile Haki Çako, i cili mbërriti në zonë, ka urdhëruar që nëse është e nevojshme, të ndërmerren masa për evakuimin e banorëve të zonës.

Ardhja e helikopterit ka ulur intensitetin e zjarrit, por është era ajo qe ndez vatra te reja.

Sipas përgjegjësit të shërbimit zjarrfikës, Beso Enveri, terreni ka qenë i vështirë dhe jo vetëm zjarrfikësit, por edhe banorë të zonës kanë punuar me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit.

Dëmet nga zjarri janë të konsiderueshme dhe aksioni për shuarjen e flakëve vijon si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Lini një Përgjigje