
Analisti Ben Andoni ka komentuar deklaratën e djeshme të Ilir Metës gjatë një mbledhje të PL-së. Andoni e shikon Metën në garë me kohën për zgjedhjet e 2025-ës.
“Besoj se problemi më i madh i Metës është identifikimi politik. Mazhoranca nuk e konsideron fare. Rama nuk konsideron as opozitën, ky është problem për demokracinë. Në rastin e Metës edhe qasja e PD ku ai në fakt po bashkëpunon në protestat e bashkisë, është skeptik për njerëzit e PL-së. Meta i duhet të fitojë një regjistër që ka kohë që e ka humbur”, tha Andoni.
Sipas tij, Meta ka humbur kreditet politike që kur u bë president dhe gjen kauza të tilla si ndaj Dumanit apo Bashës që të faktorizohet sërish.
“Rënia filloi kur pranoi të bëhet president. Ka humbur kreditet. Rezistenca që bëri grupi i tij juridik ishte momenti ku u faktorizua por i sfumonte sjellja e tij. Përpjekja e Metës është përpjekje për të treguar se janë realisht formacioni i tretë në vend që duhet të provohet në zgjedhjet e ardhshme. Por është shumë larg nga LSI. Kauzat që krijon qoftë me Dumanin, që nuk mund të shprehet, ashpërsimi me Bashën. Është një kauzë pa frymë sepse zoti Basha nuk ka më kredite politike, janë në nivelin më të ulët. Do fushë betejën ku askush nuk e pranon. I ngjan betejës që donte një çetë fshati e cila u nis për luftë dhe nuk gjente. E tillë është dhe pjesa e Metës”, vijoi analisti.
Lidhur me akuzat ndaj bankës që nuk i jepte rrogat e punonjësve të PL-së, Andoni i jep të drejtë Metës.
“Nuk e shikoj të shqetësuar Metën për fatin e tij. Nëse do ishte i tillë atëherë do vepronte në mënyrë tjetër. Ashpërsimi i toneve me bankën ka një të vërtetë. Që kur ishte president. Ka një kauzë të drejtë sepse bankat tek ne, nuk janë të drejta me klientët shqiptar. Mjafton të shikosh ankesat. Kupton mbi tokë ka problematika të mëdha”, u shpreh Ben Andoni për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje