
Banorët e Thumanës kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës, në rast se nuk ka reagim nga autoritetet.
Aktualisht banorët kanë bllokuar aksin rrugor Thumanë-Kashar, ndërsa aty ndodhen dhjetëra forca policie nga FNSH dhe ‘Shqiponja’.
Ata kanë theksuar se nuk do të lëvizin nga autostrada, deri sa t’u jepet përgjigje kërkesave të tyre.
"Deri në mëngjes do të qëndrojmë këtu nëse është e nevojshme, në rast se nuk na plotësohen kërkesat tona", u shpreh protestuesi Mariglen Doçi.
"Është më keq se në periudhën e fashizmit", theksoi një protestues i moshuar.
Më pas, banorët e Thumanës kanë çarë kordonin e Policisë, ndërsa një protestuesi i ka rënë të fikët.
Kjo ka agravuar më tej situatën, ndërsa banorët nuk janë tërhequr dhe kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë gjithë natën. Madje ata shprehen se do të bllokojnë rrugën deri në mëngjes me shpresën se do të ketë një reagim.
Kjo është protesta e 6 e banorëve të Thumanës, me thirrjet ndaj autoriteteve për të pasur akses në autostradën Thumanë-Kashar.
Kujtojmë se në protestën e shkua, policia përdori gaz lotsjellës dhe bote uji për të shpërndarë banorët.
Lini një Përgjigje