Dy banesa të pabanuara janë djegur në Çërrilë të Mallakastrës, si dhe sipërfaqe e madhe toke me pyll me pisha dhe ullishte.
Zjarri i përmasave të mëdha në zonë, është përhapur me shpejtësi duke përfshirë banesa dhe sipërfaqe të mëdha toke.
Në vendin e ngjarjes ndodhen një numër i madh forcat zjarrfikëse dhe efektivë të ushtrisë.
Sipas kryebashkiakut, Qerim Ismalilaj forcat zjarrfikëse po luftojnë me flakët, ndërsa favorizohen dhe përhapen nga era. Deri më tani nuk raportohet të ketë dëme në njerëz apo në bagëti.
Kujtojmë që pak më parë reagoi edhe Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili tha se situata është tepër kritike dhe se shpejt pritet të nisë ndërhyrja nga ajri.
Lini një Përgjigje