TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Gusht 2024, 14:42

Zoti Dumani! A do sekuestrohen pasuritë e trafikantit Agron Xhafaj, i burgosur në Itali?

Shkruar nga Pamfleti

Zoti Dumani! A do sekuestrohen pasuritë e trafikantit Agron Xhafaj, i

Ndoshta është hequr nga jashtë lista e sekuestrimeve, ngaqë është vëllai i ish-ministrit të Drejtësisë e ish-ministrit të Brendshën, deputetit Fatmir Xhafaj; i cili, pas reformës në Drejtësi, po komandon komisionin parlamentar “Rama- Berisha” kundër SPAK-ut...

 Gjatë 5 viteve aktivitet, SPAK-u ka sekuestruar pasuritë e 142 trafikantëve të drogës, të dënuar në Shqipëri e në shtete të tjera, të cilët janë liruar, janë në burg e në kërkim ndërkombëtar.
Por disa prej trafikantëve, sidomos ata me familjarë në kupolën e pushtetit, nuk po sekuestrohen, megjithëse shtetet partnere kanë depozituar dosjet e tyre në institucionet e drejtësisë shqiptare.
Një prej trafikantëve të paprekshëm, me pasuri miliona Euro të vëna nga trafiku i drogës e pastrimi i parave, që nuk po i sekuestrohet asnjë gozhdë, është Agron Xhafaj nga Vlora, i cili po vuan dënimin me burg në Itali, për krijim e drejtim grupi trafikimi ndërkombëtar droge.
SPAK e ka dosjen penale të krye trafikantit Agron Xhafaj, ku është dhe Vendimi Nr.455, datë 21 prill 2004 i Gjykatës së Leçes, i cili ka hyrë në fuqi me formë të prerë më 10 dhjetor 2008, ndërsa urdhëri për fillimin e dënimit me burg është i datës 7 shkurt 2009.
Por para ekzkutimit të vendimit të burgosjes, Agron Xhafaj u kthye në Vlorë, ndryshoi emrin në Geron Xhafaj dhe hapi 5 zyra këmbimi valutor, 8 Bar-kafe, një biznes moto-detar, 1 kompani bixhozi me 2178 pika bastesh në të gjithë Shqipërinë dhe ka 78 pasuri të paluajtshme.
Prej datës 16 maj 2018, Agron Xhafaj ndodhet në burgun e sigurisë së lartë “Rebibias” në Romë; ndërsa në Shqipëri, nuk po i preket asnjë pasuri, megjithëse ligji Anti-mafie detyron hetimin dhe sekuestrimin e pasurive të siguruara nga aktivitetet kriminale.
Po sipas këtij ligji, hetimi pasuror duhet bërë dhe te familjarët e trafikantit Agron Xhafaj; konkretisht te familja e vëllait deputet Fatmir Xhafaj, mbasi mund të ketë transferuar, fshehur dhe investuar pasuri e vlersa financiare te ata.
Drejuesi i SPAK, Altin Dumani, duhet të sqarojë, përse nuk po zbatohet ligji, për sekuestrimin e pasurive të trafikantit Agron Xhafaj dhe përse nuk bëhet dhe hetimi pasuror i familjarëve të tij.
Kujtojmë, se në shtator 2018, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme, nën drejtimin e ministrit Fatmir Xhafaj, krijoi strukturën e posaçme “Taskë Forca e Ligjit” për sekuestrimin pasurive të trafikantëve, por në listën me 170 emra mungonte Agron Xhafaj.
Në muajin shkurt 2020, Ministria e Brendshme në bashkëveprim me SPAK, krijuan strukturën OFL dhe filluan sekuestron e pasurive të kriminelëve e trafikantëve, por në listën me 380 emra, mungonte përsëri emri i vëllait të Fatmir Xhafajt.
Burime konfidenciale nga BKH, kanë thënë për “Pamfleti”, se trafikanti Agron Xhafaj, nuk është futur as në listat e trafikantëve, që do hetohen dhe sekuestrohen gjatë viteve 2024-2025.
Ndoshta është lënë jashtë listës së sekuestrimeve, ngaqë është vëllai i ish-ministrit të Drejtësisë e ish-ministrit të Brendshën, deputetit Fatmir Xhafaj; i cili, pas reformës në Drejtësi, po komandon komisionin parlamentar “Rama- Berisha” kundër SPAK-ut./Pamfleti

dumani agron xhafaj pasuritë sekuestro

Lini një Përgjigje