
Shefi Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Policinë e Durrësit, është paraqitur disa ditë më parë tek një Club Stript në afërsi të Urës së Dajlanit ku ka takuar pronarin.
Duke mos gjetur shkelje të tjera, Gazmir Preçi ka pretenduar se lokali i natës ka disa vajza punonjëse te pa regjistruara, dhe në këtë mënyrë e ka kërcënuar se do ti mbyllte aktivitetin.
Pronari e ka kundërshtuar dhe i ka thënë se nuk je ti që më vendos gjobë por janë institucione të tjera.
Në këto kushte Gazmir Preci ka vijuar duke i dërguar një sekser në mënyrë që ti kërkonte 20 mijë euro në mënyrë që ndaj biznesit të mos kryheshin veprime. Pronari i clubit “stript” në këto kushte i është drejtuar drejtorisë së AMP duke bërë denoncim. AMP më pas prokurorës së Posacme Enkeljda Millonai për rastin në fjalë.
Agjentët e AMP dhe të BKH, kanë marrë një shumë prej 10 mijë eurosh me numra serial të regjistruar dhe ia kanë dhënë pronarit që ishte shantazhuar për dhënie pasurie.
Ky i fundit ka komunikuar me Gazmir Precin duke i thënë që nuk ka nevojë për sekser por paratë hajde merri vetë.
Teksa kanë lënë një takim në zonën e Kinostudios në Tiranë, pronari i klubit të natës është pajisur me kamera dhe me përgjues.
Ndërkohë në ambientet e vendit ku do takoheshin janë vendosur agjentet e AMP. Sapo janë takuar pronari i lokalit i ka dhënë lekët Gazmir Precit dhe më pas kanë ndërhyrë agjentët e AMP duke e arrestuar në flagrancë.
Tashmë hetimet janë shtrir nga SPAK dhe AMP edhe për raste të tjera që dyshohet se Gazmir Preci ka kërkuar para. Po ashtu po hetohet edhe sekseri që përdorte Gazmir Preçi.
Lini një Përgjigje