TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Gusht 2024, 22:51

Riciklimi i të korruptuarve në Polici/ Shefi “gjobëvënës” në Durrës, i proceduar për kultivim droge në 2021!

Shkruar nga Pamfleti

Riciklimi i të korruptuarve në Polici/ Shefi

Si do të justifikoj Rrumbullaku riciklimin e kriminelëve në radhët e policisë, kur kryekomisari, Gazmir Preçi, i arrestuar mbrëmjen e sotme në Durrës rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2021, me akuzat e shpërdorimit të detyrës si dhe të lejimit të kultivimit të lëndëve narkotike?

Fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku ditën e djeshme për etikën dhe punën e përkryer të policisë ishin vërtet “mallëngjyese”. Edhe kërkesat e tyre -që më shumë dolën si kërcënime- drejtuar mediave, për të mos hedhur baltë mbi punën e palodhur të policisë, vetëm e vetëm për të hequr përgjegjësit nga rasti i vrasjes së 42-vjeçarit në Pogradec, ishin "bindëse".

Por siç thotë edhe ajo shprehja e urtë; “S’mbulohet dielli me shoshë”! Pa u bërë 24 orë nga deklarata shfajësues për policinë në rastin e Pogradecit, një skandal tjetër plasi në Durrës. Një drejtues i lartë police që vendos gjoba.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Durrësit në bashkëpunim me SPAK, vunë në pranga Gazmir Preçin, shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Ky i fundit dyshohet se duket përdorur detyrën i ka kërkuar pronarit të një biznesi në Durrës, një lokal nate striptizmi, që t’i jepte 20 mijë euro, në mënyre që ta linte që të punonte.

Tani pozitat e Rrumbullakut të Ramës rëndohen, sepse do duhet të mbrojë një tezë edhe më të vështirë se ajo e pak ditëve më parë. Tani akuza nuk është më policia që mbron gjobëvënësit, por policia gjobëvënëse.

Si do të justifikoj Rrumbullaku riciklimin e kriminelëve në radhët e policisë, kur kryekomisari, Gazmir Preçi, i arrestuar mbrëmjen e sotme në Durrës rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2021, me akuzat e shpërdorimit të detyrës si dhe të lejimit të kultivimit të lëndëve narkotike?

Shprehja e Ramës “pyll pa derra”, nuk besojë se bënë punë në këtë rast. Rama tani duhet të mendojnë gjithë natën justifikimin e radhës dhe arsyet se përse Rrumbullaku duhet të jetë ende në krye të detyrës, kur skandale të një pas njëshme po përfshijnë Policinë e Shtetit. Me siguri faji do iu mbetet atyre që “shpërndajnë dezinformata” dhe që kanë qëllime dashakeqëse ndaj atyre që në vend që të mbrojnë qytetarët dhe bizneset, iu vendosin gjoba./Pamfleti

Lini një Përgjigje