TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Gusht 2024, 21:28

Vrasja në Pogradec, eksperti i sigurisë: Vëmendja nga mediat dhe opinioni publik e kapi të papërgatitur Prokurorinë

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja në Pogradec, eksperti i sigurisë: Vëmendja nga mediat dhe
Fatjon Softa

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa u shpreh se vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec është një ngjarje e rëndë dhe që mori një vëmendje të jashtëzakonshme nga media por edhe nga vetë opionioni publik.

Sipas tij 'faji' i gjithi është i prokurorisë që ndryshoi akuzën.

'Ngjarja është shumë e rëndë dhe si e tillë mori një vëmendje të jashtëzakonshme nga media por edhe nga vetë opinion publik dhe në rrjetet sociale.Gjë që ndoshta e gjeti të papërgatitur edhe vetë prokurorinë në raport me vëmendjen dhe interesin e jashtëzakonshëm edhe pse është një ngjarje e rëndë për faktin që kemi humbjen e një jete.

Fakti që policia bën arrestimin e personit dhe e referon në prokurori me akuzën për vrasje me dashje, kemi pikërisht prokurorinë e cila ndryshon akuzën dhe e kthen atë në vrasje nga pakujdesia gjë që ndryshimi është jashtëzakonisht i madh.

Ngjarja patjetër ka vend për ta diskutuar dhe ka vend për të bërë një analizë se çfarë ka ndodhur realisht dhe si ndodhi që erdhëm pikërisht në momentin ku personi humbi jetën.', tha ai.

 

vrasja në pogradec fatjon softa

Lini një Përgjigje