TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Gusht 2024, 22:26

I kërkoi pronarit të klubit të striptizmit 20 mijë euro, si u zbulua nga SPAK shefi i policisë së Durrësit!

Shkruar nga Pamfleti

I kërkoi pronarit të klubit të striptizmit 20 mijë euro, si

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Durrësit në bashkëpunim me SPAK, ka vënë në pranga Gazmir Preçin, shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Ky i fundit dyshohet se duket përdorur detyrën, dhe i ka kërkuar pronarit të një biznesi në Durrës, një lokal nate striptizmi, që t’i jepte 20 mijë euro, në mënyre që ta linte që të punonte.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat mëson se Preçi fillimisht organizoi disa kontrolle pa asnjë baze dhe kur nuk u gjet asgjë e paligjshme kishte pretendime se biznesi kishte punonjës të pa siguruar, gjë që nuk është në kompetencë të tij për ta kontrolluar.

Pronari i biznesit denoncoi rastin dhe AMP bëri arrestimin në flagrancë, teksa pronari i biznesit dhe kryekomisari u takuan ku do të bëhej pagesa prej 10 mijë eurosh.

Lini një Përgjigje