TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Gusht 2024, 07:20

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Falë masave ajrore të nxehta me origjinë nga Saharaja.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me orë të plota me diell në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta e kalimtare në relievet kodrinore -malore në orët e mesditës dhe pasdites.  

Era pritet fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor dhe zonat luginore e malore era hera-herës fiton shpejtësi 8-10m/s.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 19 deri 39°C; në zonat e ulëta 17 deri 41°C dhe në zonat bregdetare 20 deri 39°C.

temperatura përvëluese parashikim mot

Lini një Përgjigje