Gazetari Armand Bajrami ka folur lidhur me ekstradimin e Plarent Dervishaj nga Dubai. Ai tha se vendimi i GJKKO e cila la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg dhënë ndaj tij në kushtet e mungesës pas akuzave të ngritura nga SPAK, lidhen me 2 ekzekutime.
Ai thotë se gjykata atje e liroi dhe Dervishaj vijonte të jetonte në Dubai i pa shqetësuar. Gazetari shton se u gjykua si pjesë e bandës së Durrësit, ia doli të fitojë betejën me drejtësinë ku iu pushuan akuzat nga gjykata e Apelit.
Gazetari ka paralajmëruar se priten ekstradime të tjera nga Dubai, pas ekstradimit të Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe.
“Persona të tjerë të bujshëm të botës së krimit që qëndrojnë në Dubai do të ekstradohen. Hapja e rrugës për të sjellë në Shqipëri këta persona dhe kontaktet me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabë do të bëjnë të mundur ekstradimin e kokave kriminale”, tha Bajrami për “A2 CNN”.
Lidhur me fakti nëse kemi të bëjmë me një arrestim apo deportim, gazetari tregon se sipas avokati të Plaurent Dervishaj ai ka pretenduar një procedurë ekstraligjore për sjelljen e tij në Shqipëri.
“Dervishaj është arrestuar në banesën e tij, e kanë shoqëruar dhe i kanë premtuar se kishin informacion se i rrezikohej jeta. E kanë dërguar në kamp dhe më pas i është bllokuar pasaporta dhe celulari duke mos kontaktuar as me familjarët e tij dhe disa ditë më vone u hip në bord në një aeroplan dhe u nis për në Rinas”, u shpreh gazetari.
Lini një Përgjigje