TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Korrik 2024, 19:32

Zjarret masive, Spahiu: Keqtrajtim makabër, institucionet janë pasive

Shkruar nga Pamfleti

Zjarret masive, Spahiu: Keqtrajtim makabër, institucionet janë pasive

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me situatën e zjarreve në Shqipëri.

Ai u shpreh se sheh një lidhje mes fushatës anti shqiptare ndaj turizmit me zjarret orët e fundit në pjesë të ndryshme të vendit.

Spahiu shprehet se vendi ynë është i papërgatitur për këtë situatë, ndërsa shton se institucionet janë pasive.

“Dua të them prej disa javësh, mediat janë përfshirë në një fushatë anti shqiptare sa i përket turizmit. Është përballur me një fushatë denigruese, kundër bizneseve, kundër bregdetit duke e konsideruar si një vend i braktisur. Duke i bërë vulnerabël të gjithë bizneset. Duke e bërë bregdetin shqiptar vulnerabël. Në këto kushte është krijuar një frymë në disavantazh dhe muaji gusht parashikoj më i vështirë. Elementi kriminal ka gjetur një Shqipëri të brishtë përballë një sulmi anti kombëtar. Shqipëria e papërgatitur në këtë situatë. Shqipëria ka një legjislacion shumë të ashpër sa i përket krimeve kundër mjedisit. Por jemi vendi kampion që nuk ndëshkojmë subjekte që kryejnë krime ndaj mjedisit.

Dhe subjekte që kryejnë veprimtari kriminale mbeten të pandëshkuar. Sa ndëshkohet nga kodi penal kjo që ka ndodhur në Shëngjin? Deri në 20 vite heqje lirie. Ata që shkatërrojnë pronën, nga 10 deri 20 vite heqje lirie. Sot në burgje nuk gjen asnjë subjekt, që të jetë dënuar me 20 vite heqje lirie për vënie zjarresh. Kriminelët ndjehen të lirë për ta bërë Shqipërinë tokë të djegun. Ka një terren të jashtëzakonshëm sepse institucionet janë pasive.

Ka një vendim të Prokurorisë që urdhëron institucionet lokale të informojnë prokurorinë për vënie zjarre. Pushtetet lokale janë tërësisht pasive. Ju e keni parë se ç’ndodh në çdo rrugë të Shqipërisë, sheh tym që digjen plehrat. Edhe sikur të mos kemi zjarre të qëllishme, Shqipëria është jashtë kontrollit pasi djegin plehrat kudo. Në 40 gradë digjen në mënyrë barbare dhe nuk ndodh as në zonat turistike afrikane. Nuk e gjen këtë situatë që në çdo 200 metra të djegësh mbetjet urbane.

Mendoj se Shqipëria është e papërgatitur si shoqëri, si qeveri, si sistem si mentalitet për të parandaluar krimet kundër mjedisit. Keqtrajtohet në mënyrë makabër dhe mendoj se sanksioni është mjeti i fundit. Edhe sikur të dënojmë me 20 vite heqje lirie këta persona është një element por e pamundur të ndryshojmë mentalitetin brenda një muaji”, tha Spahiu për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje