TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2025, 11:59

Zgjatja e afateve kohore të dosjeve, Dumani: Seancat në GJKKO zvarriten, volum i lartë pune

Shkruar nga Pamfleti

Zgjatja e afateve kohore të dosjeve, Dumani: Seancat në GJKKO

Kreu i SPAK Altin Dumani po raporton në KLP për punën e SPAK gjatë vitit 2025. Kryeprokurori ngriti shqetësimin e të zvarritjes së seancave paraprake.

Ai u shpreh se shqyrtimi i kërkesës së prokurorëve para gjyqtarit të seancës paraprake, merr shumë kohë, ndërsa theksoi se kjo vë në rrezik edhe përfundimin e afateve për paraburgimit.

“Shtyrja e seancave paraprake jo për faj të prokurorit. Një shqetësim që dua ta ngre, por që nuk është pjesë e raportit, shqyrtimi paraprak në gjyqin e seancës paraprake. Shqyrtimi i kërkesës së prokurorëve para gjyqtarit të seancës paraprake, merr shumë kohë. Kodi i Procedurës Penale parashikon që gjyqtari paraprak, brenda aftit 1 mujor duhet të konkludojë me një vendimmarrje, ama praktika na tregon që zgjasin 6 muaj, 4 muaj, 9 muaj. Po flas gjykim para gjyqtarit paraprak, që sipas parashikimeve ligjore duhet të përfundonte brenda 1 muaji. Kjo zgjatje e shqyrtimit të kërkesës së prokurorit sjell edhe problematika sa i takon afateve të paraburgimit, duke vënë në rrezik përfundimin e afateve për paraburgimit”, tha Dumani. 

Dumani foli edhe për gjykimin e shkurtuar. Ai theksoi se aplikimi i tij kërkon kohë dhe se zgjat edhe më shumë se çfarë zgjaste para ndryshimeve të Kodit Penal në vitin 2017.

“E njëjta situatë është edhe me gjykimin e shkurtuar, aplikimi i tij kërkon kohë. Gjykimi i shkurtuar zgjat më shumë se çfarë zgjaste para ndryshimeve të Kodit Penal në 2017. Duhet të shkosh të gjyqtari i seancës paraprake, duhet të bëhet shqyrtimi, pastaj do kalosh në gjykimin në themel dhe zgjatet koha  e trajtimit të çështjes edhe pse jemi para gjykimit të shqyrtuar”, u shpreh kreu i SPAK.

Lini një Përgjigje