Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë punën e këtij institucioni gjatë vitit 2024.
Dumani po prezanton raportin e vitit që lamë pas, i cili është depozituar edhe në Kuvend. Seanca dëgjimore po ndiqet edhe përfaqësues të ambasadës amerikane si edhe një prokuror i OPDAT.
Ai foi edhe për çështjen e mosekstradimit të shqiptarëve që kapen në Emiratet e Bashkuara Arabe, që sipas tij vazhdon të mbetet problematike për SPAK.
'Nisur edhe nga fakti këta shtetas shqiptarë akuzohen për vepra penale për krim të organizuar dhe që SPAK ka kompetenca do ishte e përshtatshme që edhe ekstradimi të ishte në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme, por jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për ndryshime ligjore.', tha Dumani.
Po ashtu Dumani tha se janë vënë në hetim 33 ish-zyrtarë, nga të cilët 19 janë dërguar për gjykim. Për 10 funksionarë të lartë, gjatë vitit të kaluar janë dhënë vendime të formës së prerë. Kreu i SPAK theksoi se korrupsioni i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara.
“Sa i takon luftës ndaj Korrupsionit janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitin 2024 janë nën hetim 33 ish-zyrtarë të lartë ku dy prej tyre janë të regjistruar në dy procedime të ndryshme secili. Nga këto 33, 19 prej tyre janë dërguar për gjykim në gjykatë duke përfaqësuar 52.9% të rasteve. Në vitin 2024 janë 10 funksionar të lartë publik për të cilët ka pasur vendim të formës së prerë. Numri i personave të dërguar në gjykatë përbën rreth 35.2% të totalit të individëve në hetim. Hetimet e vitit 2024, tregojnë se korrupsionit i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara dhe faktorë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave, risin gjithashtu nivelin e rrezikut. Rritje ka shënuar edhe numri i procedimeve për veprën penale për pastrim të produkteve të veprës penale krahasuar me vitin paraardhës rritje me 34%”, u shpreh Duamani.
Lini një Përgjigje