TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2025, 11:35

Raporti për 2024/ Kreu i SPAK kritika Policisë: Kallëzimet për krimin dhe korrupsionin u përgjysmuan

Shkruar nga Pamfleti

Raporti për 2024/ Kreu i SPAK kritika Policisë: Kallëzimet

Kallëzimet e nisura nga qytetarët janë tregues i rritjes së besimit ndaj SPAK!

Kreu i SPAK ka kritikuar përsëri Policinë e Shtetit lidhur me bashkëpunimin për kallëzimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin në Prokurorinë e Posaçme.

Gjatë raportimit në KLP, Dumani tha se ka rënie të numrit të kallëzimeve nga ana e Policisë së Shtetit, gati deri në përgjysmim, ndërsa theksoi se denoncimet nga qytetarët janë tregues besimi ndaj Prokurorisë së Posaçme.

“Ka rënie të numrin të kallëzimeve nga ana e Policisë së Shtetit, që janë referuar në SPAK. Nga 65 në 30 çështje, e krahasuar nga 2023 në 2024, kanë rënë denoncimet e policisë së shtetit. Në 2024 janë regjistruar 327procedime të reja. 2018 çështje të përfunduara me 18% rritje në krahasim me 2023. Ulje e nisjes së hetimeve për kallëzimet e nisjes së hetimeve nga Policia”, tha kreu i SPAK.

Altin Dumani theksoi rritjen e përqindjes së sekuestrimeve dhe konfiskimeve të pasurive të krimit dhe korrupsionit. Gjithashtu ai rrëzoi lajmet e fundit për përqindjen e lartë të paraburgosurve në qeli, duke u shprehur se është vetëm 9,7% dhe në standard ndërkombëtare.

Dumani tha se në vitin 2024 janë sekuestruar 65,5 mln euro, në krahasim me vitin 2023 ku u sekuestruan 41 mln euro.

“Përveç hetimit penale, nga ana e SPAK nis edhe hetimi i pasurisë. Ka shënuar rritje me 59,7% procedimi i çështjeve dhe goditjeve. 65,5 mln euro janë sekuestruar më 2024, në krahasim me 41 mln në 2023. 36,7 mln euro të konfiskuara”, tha Dumani.

Lidhur masat e sigurimi, Dumani vijoi duke thënë se nga mbi 2 mijë të paraburgosur, mbi 200 janë të SPAK. Ndërsa 165 persona janë dënuar pas procedimeve të SPAK.

“Masat e sigurimit me standard ndërkombëtare. 9,7% e totalit të paraburgosur. Nga mbi 2 mijë të paraburgosur, mbi 200 janë të SPAK. 165 persona janë dënuar pas procedimeve të SPAK. Ka përfunduar gjykimi themelit për 54 çështje. Për të tjerët vijon hetimi. 79 vendime penale të formës së prerë ekzekutuar. 28,7 mln euro të sekuestruara”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje