TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2025, 09:41

Premtoi 500 mijë lekë në këmbim të votës për Berishën, arrestohet 38-vjeçari në Lushnjë; dosja i kalon SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Premtoi 500 mijë lekë në këmbim të votës për
SPAK

Një 38-vjeçar i cili i premtoi një personi dhënien e një shume parash, për t’i blerë votën në interes të Partisë Demokratike është vendosur në pranga nga policia e Lushnjës.

Marin Leka akuzohet për korrupsion dhe marrje e përdorim të paligjshëm të dokumentit të identifikimit, duke i premtuar 500 mijë lekë të vjetra një qytetari në këmbim të votës për Partinë Demokratike të Sali Berishës.

Policia gjithshtu ka sekuestruar kartat e identitetit e shtetasit që i ishin premtuar paratë.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje" dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshohet se shtetasi M. L. i ka marrë një shtetasi, kartën e identitetit, si dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, dyshohet me qëllim blerjen e votës në favor të një subjekti politik, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.', njfton policia.

marin leka spak

Lini një Përgjigje