TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2025, 10:30

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës, eksperti i ekonomisë: Qytetarët nuk e përballojnë!

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës, eksperti i

Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur me ngadalë, ndërsa qeveria ndërmori një ndërhyrje duke bërë një indeksim të pagave dhe pensioneve.

Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, shprehet se ky indeksim u zhbë brenda 3 muajve të parë të vitit ku vihet re një rritje galoponte e çmimeve të produkteve të shportës.

Sefa tha gjithashtu se inflacioni i ekonomisë deklarohet se është në masën e 2.2 për qind. Sipas tij, kjo përqindje është e lartë në shumicën e produkteve të shportës, por që mbahet e fshehur nga treguesit e tjerë ekonomikë.

Ai shtoi se kjo ka sjellë shtrenjtimin apo pamjaftueshmërinë e përballimit të blerjes nga qytetarët shqiptarë.

Nga ana tjetër, Sefa tregoi se fatkeqësisht kemi një organizim oligopoli të tregtisë së produkteve ushqimore, që do të thotë se tregtia me shumicë është e përqendruar në pak duar dhe janë këta të fundit që drejtojnë rritjen e çmimeve në vend.

"Në këtë periudhë fushate elektorale është vënë re ulja e kontrollit nga ana e strukturave të shtetit në terren, ç’ka ka sjellë dhe skandale të njëpasnjëshme sa i përket produkteve ushqimore që tregtohen apo konsumohen në Shqipëri", tha eksperti për "Ora News".

Lini një Përgjigje