TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2025, 11:22

Goditjet e SPAK në 2024-ën, Dumani: 33 zyrtarë të lartë në hetim, politikanët kanë sofistikuar skemën e korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti

'Korrupsioni zhvillohet përmes skemave të sofistikuara si pastrimi i parave apo përfshirja e grupeve kriminale', theksoi Dumani.

Goditjet e SPAK në 2024-ën, Dumani: 33 zyrtarë të lartë
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka nisur para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë leximin e raportit vjetor të punës së bërë nga Prokuroria e Posaçme përgjatë vitit 2024.

Ai tha se për vitin 2024, 33 zyrtarë të lartë janë vënë nën hetim dhe për 10 funksionarë të lartë ka pasur vendime të formës së prerë.

“33 zyrtarë të lartë në hetim, dy prej tyre edhe në çështje të ndryshme.

Me një "mal" akuzash mbi shpinë, Erion Veliaj kërkon lirinë dhe raport nga SPAK-u për ...
Hetimi ka treguar se korrupsioni zhvillohet përmes skemave të sostifikuara të ngritura nga zyrtarët e lartë”, tha Dumani.

Ai tha se vlera e pasurive të sekuestruara arrin në vlerën e 27 milionë eurove, ndërsa i atyre të konfiskuara në vlerën 36 milionë euro.

Kreu i SPAK, e ka cilësuar të suksesshme punën e SPAK gjatë vitit 2024, pavarësisht sfidave të hasura gjatë rrugës.

Sipas Dumanit, krahasuar me një vit më parë kallëzimet në SPAK nga qytetarët kanë pasur një rritje të theksuar.

“Brenda vitit 2024 KLP plotësoi SPAK me 20 prokurorë. Pavarësisht sfidave me të cilat jemi përballur, ne nuk e kemi ndalur punën. Kemi pasur arritje pozitive ne 2024. Rezultatet janë fryt i punës sonë në ekip. Motiv i përditshëm ka qenë edhe besimi i qytetarëve.

Krahasuar me vitin paraardhës, kemi 36 % më shumë hetime të kallëzimeve të bëra nga qytetarët.

SPAK ka rol aktiv për autoritetet e huaja. Nuk jemi më vetëm pritës, por edhe ndihmues për agjencitë partnere.

“SPAK ka intensifikuar bashkëpunimin me rajonin. Kemi punuar me Greqinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Po punohet edhe me Serbinë, me qëllim rritjen e kontakteve”, tha mes të tjerash Dumani.

Të pranishëm gjatë raportimit janë edhe përfaqësues të OPDAT dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Tiranë./ Pamfleti

goditjet e spak në 2024-ën

Lini një Përgjigje