
Kreu i SPAK Altin Dumani tha se është rritur numri i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara nga SPAK. Dumani u shpreh gjithashtu se paratë e krimit dhe korrupsionit janë rritur me 24.5 përqind.
Gjatë raportimit të tij në KLP për punën e SPAK, kreu i këtij institucioni tha se në vitin 2024 u sekuestruan 65,5 mln euro krahasur me vitin 2023 ku u sekuestruan 41 mln euro.
“Përveç hetimit penale, nga ana e SPAK nis edhe hetimi i pasurisë. Ka shënuar rritje me 59,7% procedimi i çështjeve dhe goditjeve. 65,5 mln euro janë sekuestruar më 2024, në krahasim me 41 mln në 2023. 36,7 mln euro të konfiskuara”, tha Dumani.
Kreu i SPAK ka renditur gjithashtu problematikat me të cilat përballet Prokuroria e Posaçme, mes të cilave ka përmendur presionin e jashtëm nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë.
Lini një Përgjigje