
Avokati Spartak Ngjela duke analizuar lëvizjet e fundit në Kosovë dhe Serbi lidhur me sulmin në Veri, tha se rasti do të hetohet në detaje nga ndërkombëtarët.
Në një intervistë për “News 24” ai deklaroi se preisdenti serb Aleksandër Vuçiç do të përfundojë si Miloshevçi, teksa shtoi se serbët që sulmuan në Banjska nuk ishin të përgatitur për atë goditje nga ana e policisë së Kosovës.
Sipas Ngjelës, serbët nuk kanë pasur dijeni lidhur me aftësitë dhe kapacitetet e policisë kosovare, gjë që i ka zënë ato në befasi.
“Ai ishte një sulm, për të cilin nëse do të vazhdojë hetimi ndërkombëtar, Vuçiçi do përfundojë si Millosheviçi. Vetëm një herë është rast. Nëse përsëritet është proces. Proces i krimit të organizuar.
Çfarë ndodhi? Policia e Kosovës që kishte formacion ushtarak, ishte në nivel shumë të lartë. Goditja e tyre i trembi, i lanë armët dhe ikën. Këtë e kuptojnë ata që kanë qenë në terren, kanë parë armët dhe mënyrën e përgjigjes së forcave të Kosovës. Ata po iknin sikur i kishin shpartalluar në luftë.
Ata nuk e kanë ditur as armët, as formacionet që ka policia e Kosovës dhe as ndihmën që mund të ketë nga SHBA. Mënyra si ikën ata, e ka mbyllur historinë. Kosova fitoi shumë pikë, nuk ka rëndësi për ndërkombëtarët, rëndësi ka që iu ka futur frikën atyre. Trupat e Kosovës kanë qenë në Amerikë për rreth 2 vjet. Unë them që nuk do kenë më kurajë ta bëjnë”, tha Ngjela.
Lini një Përgjigje