TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2023, 13:42

PD dënon sulmin kriminal ndaj Gjergj Zefit: Sulm ndaj fjalës së lirë, autorët të dalin para drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

PD dënon sulmin kriminal ndaj Gjergj Zefit: Sulm ndaj fjalës së

Partia Demokratike zyrtare ka reaguar ashpër pas sulmit kriminal ndaj editorit të “Pamfleti”, Gjergj Zefi.

Zëdhënësja e PD-së Mirela Karabina tha se goditja ndaj Zefit është një goditje ndaj fjalës së lirë.

Ajo theksoi se Partia Demokratike dënon sulmin ndaj fjalës së lirë. Karabina kërkon nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria që autorët të vihen sa më shpejt para drejtësisë pas këtij akti të rëndë kriminal.

“Sulm ndaj fjalës së lirë!

Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku gazetari z. Gjergj Zefi është goditur pas shpine, pasi po dilte nga zyrat e punës.

Për një vend që aderon për t’ju bashkuar institucionalisht Bashkimit Europian, goditja ndaj fjalës së lirë është e papranueshme dhe dëmton imazhin e Shqipërisë.

Partia Demokratike dënon këtë sulm ndaj fjalës së lirë dhe nxit, inkurajon e mbështet Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë për të vënë para drejtësisë sa më shpejt autorët e këtij akti të rëndë.

Ngjarje të tilla janë një tjetër tregues i përkeqësimit të lirisë së mediave në Shqipëri, veçanërisht gjatë viteve të fundit”, tha Karabina.

gjergj zefi karabina sulm denim

Lini një Përgjigje