TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2023, 11:12

Vijojnë vatrat aktive në pyjet e Pishporos në Fier, zjarrfikësit ende në 'luftë' me flakët

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë vatrat aktive në pyjet e Pishporos në Fier,

Prej nëntë ditësh masivi pyjor në Pishë-Poro dhe Darëzezë vijon të jetë nën ‘pushtetin’ e flakëve. Ndonëse situata është normalizuar ka ende vatra aktive, për të cilat po punohet për shuarjen e tyre.

Mësohet se 100 forca të ushtrisë dhe 7 mjete zjarrfikëse po punojnë për të fikur zjarrin në vatrat që ndodhen në pyllin e pishave të buta.

Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha, ku janë djegur rreth 700 hektarë.

Duhet të theksojmë se kjo zonë është pjesë e Peisazhit të Mbrojtur “Pishë Poro-Nartë”.

Greqia solli dje dy avionë, pas ndihmës së kërkuar nga Shqipëria në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

35 forca zjarrfikëse dhe 7 mjete po punojnë për shuarjen e vatrave të vogla në brendësi të pyllit. Disa prej tyre riaktivizohen ndihmuar edhe nga era në zonë.

flake pyje fier lufte

Lini një Përgjigje