TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2023, 10:49

Fundosi bandën e Laert Haxhisë, Kreshnik Ajazi takim me prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH

Shkruar nga Pamfleti

Fundosi bandën e Laert Haxhisë, Kreshnik Ajazi takim me

Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi ka mbërritur këtë të mërkurë në SPAK, ku ka zhvilluar një takim me prokurorët e posaçëm për dosjen e Elbasanit pas operacionin "Kurrë mos harro".

Operacioni çoi në firmosjen e 15 urdhërarresteve nga të cilët 11 janë ekzekutuar ndërsa 4 janë ende në kërkim.

Mësohet se takimi mes drejtuesit të prokurorisë së Elbasanit me prokurorët e SPAK në lidhje me dosjen e të penduarit Artan Tafani. Do të vendoset nëse dosja do i kalojë SPAK apo do të vijojë të hetohet nga prokuroria e Elbasanit.

Ky opeacion u ndërmor pasi Artan Tafani, një prej anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut në Lushnje pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë, duke zbardhur ngjarje të rënda kriminale që kishin ndodhur në Shqipëri dhe Greqi mes tyre dhe 6 vrasje.

Kreshnik Ajazi është në krye të hetimeve të kësaj dosjeje.

Artan Tafani është marrë disa herë në pyetje nga prokurorët e Elbasanit dhe mësohet se ka treguar dhe lidhjet e Laert Haxhiut me një grup kriminal që merrej me trafikun e Kokainës nga Amerika Latine në portin e Pierut në Greqi

Por dhe me një vrasje tjetër që ka ndodhur në zonën Fier – Lushnje.

kryeprokurori i elbasanit shkon në spak kreshnik ajaz

Lini një Përgjigje