TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2023, 08:38

Dhuna ndaj gazetarit Gjergj Zefi, avokati Romeo Kara: Akt kriminal ndaj fjalës së lirë, autorët duhet ta paguajnë shtrenjtë!

Shkruar nga Pamfleti
Dhuna ndaj gazetarit Gjergj Zefi, avokati Romeo Kara: Akt kriminal ndaj
Romeo Kara

Juristi Romeo Kara ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj editorit të “Pamfletit, Gjergj Zefi. Juristi shkruan se ky akt kriminal ndaj fjalës dhe shtypit të lirë, duhet të paguhet shtrenjtë nga ata që e kanë bërë.

Ai shprehet se krimi duhet të luftohet pa mëshirë.

Ky karshillik i krimit ndaj fjalës dhe shtypit të lirë, duhet të paguhet shtrenjtë nga ata që e kanë bërë. Luftë pa mëshirë krimit të çdo lloji! Solidariteti i fjalës së lirë duhet t'a thotë fjalën e tij sot!”-shkruan juristi në profilin e tij në Facebook.

Gazetari Gjergj Zefi u sulmua fizikisht nga persona gjysmë të maskuar teksa po dilte nga zyra e tij.

Një makinë me xhama të zinj i preu rrugën dhe ai u sulmua pas shpine me sende të forta.

 

gjergj zefi

Lini një Përgjigje