TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2023, 23:01

Dhuna ndaj Gjergj Zefit, Adriatik Doçi: Ftoj kolegët të nxjerrin kokën nga rëra e koniukturave, nesër mund të keni të njëjtin fat

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj Gjergj Zefit, Adriatik Doçi: Ftoj kolegët të

Gazetari Adriatik Doçi ka reaguar për dhunën ndaj editorit të “Pamfletit” Gjergj Zefi. Në rrjetet sociale Doçi u bën thirrje gazetarëve që të reagojnë dhe të mos e mbyllin gojën. Sipas tij, nesër mund të kenë edhe ata të njëjtin fat. Sipas tij, sulm ishte primitiv dhe burracak.

Duke dënuar sulmin primitiv dhe burracak ndaj Gjergj Zefit, si një demonstrim frike dhe urrejtje ndaj fjalës dhe të vërtetës, si një strategji me vulën e dështimit të pashmangshëm, ftoj kolegët të nxjerrin kokën nga rëra e koniukturave të momentit, teorisë 'larg b*thës sime' dhe komplekseve të cekëta, duke reaguar.

Nesër mund të keni ju fatin e Gjergj Zefit ose nga frika e këtij fati do të mbyllni gojën, duke zgjedhur një jetë të mjerë dhe nën zgjedhë.

Jemi shumë më të fortë nga sa mendojmë”, shkruan ai.

 

Lini një Përgjigje