TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2023, 07:34

SPAK 'vë në sitë' Universitetin Bujqësor, rektorit Fatbardh Sallaku i sekuestrojnë telefonin sapo kalon check-in në Rinas

Shkruar nga Pamfleti
SPAK 'vë në sitë' Universitetin Bujqësor, rektorit
Fatbardh Sallaku

SPAK ka hapur një dosje korrupsioni për Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Burime ekskluzive për Vox News thonë se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ndaluar në Rinas rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku. Ky i fundit është ndaluar sapo kishte kaluar check-in në aeroport dhe agjentët i kanë sekuestruar celularin. Burimet bëjnë të ditur për Vox News se rektori Bardhi është shfaqur i hutuar nga ky aksion i befasishëm i agjentëve të BKH.

Ndërkohë, agjentët e BKH kanë bllokuar edhe celularët e tre dekanëve dhe shefit të Financës të Universitetit Bujqësor.

Ditë më parë, BKH ka sekuestruar celularë edhe në ministrinë e Energjetikës që drejtohet nga Belinda Balluku, si dhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.


Sekuestrimet e celularëve janë bërë në dyshimet për korrupsion./Vox News

fatbardh sallaku spak

Lini një Përgjigje